top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“POLITICO”: UKRAINA DËSHIRON TË RIFILLOJË DIALOGUN ME KINËN | KINA HEZITON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2024
  • 1 min read

Davos, Zvicër | Presidenti ukrainas në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Volodimyr Zelenski nuk arriti të takohej me kryeministrin kinez Li Çiang.

Autoritetet ukrainase nuk e kanë fshehur se duan një takim me homologët e tyre kinezë gjatë Forumit.

Por, pavarësisht mundësisë për bisedime të ofruara nga ngjarja në Zvicër, Pekini ka treguar shenja se nuk dëshiron të përfshihet në dialog.

Sipas dy burimeve amerikane të konsultuara nga portali informativ “Politico”, vendimi kinez për të mos pasur një takim me homologun ukrainas ka qenë i qëllimshëm.

Një burim ukrainas, megjithatë mohoi që Kievi të ketë kërkuar ndonjëherë takim.

Presidenti Zelenski dhe homologu i tij kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) patën një bisedë telefonike, prillin e vitit të kaluar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page