top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLITICO: NJERËZIT MË ME NDIKIM NË EUROPË PËR 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 29, 2023
  • 3 min read

Bruksel, Belgjikë | Bërësit, tundësit (ose agjitatorët) dhe ëndërrimtarët. Lista e njerëzve më me ndikim (me më shumë ndikim) në Evropë për vitin 2024 është publikuar nga enti mediatik Politico. Përveç të qenit personi më i fuqishëm në kontinent, lista me titullin humoristik “Klasa e 2024” ndahet në tre kategori, secila prej tyre përfaqëson një lloj tjetër pushteti: ata që bëjnë, ata që “trazojnë” ujërat (ose agjitatorët), dhe ëndërrimtarët. Z. Donald Tusk: Më i forti i Evropës (era e ndryshimit). Për dy dekada, dy burra kanë luftuar për shpirtin e Polonisë: Në cepin blu, duke luftuar për një vizion demokratik, modern dhe evropian të së ardhmes: Z. Donald Tusk, ish-kryeministër që shërbeu si president i Këshillit Evropian përpara se të kthehej si lider i opozitës së qendrës. Në këndin e kuq, që bie në sy për tradicionalistët, konservatorët katolikë, nacionalistët: z. Jarosllav Kazinski (Jarosław Kaczyński), kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet. Tani, pas tetë vitesh z. Kazinski (Kaczyński), vendi është në pragun e një epoke të re të z. Tusk, dhe era e ndryshimit po fryn edhe një herë”, përmend enti mediatik Politico. ATA QË BËJNË. 1. Znj. Xhorxha Meloni (Georgia Meloni), kryeministre e Italisë - “Kameleone”. 2. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian “Mbretëresha”. 3. Z. Emanuel Makron, presidenti i Francës - Manu. 4. Z. Andrei Germak (kreu i shërbimeve të presidencës ukrainase, Kardinali i gjelbër - për shkak të mbiemrit të tij - i Kievit. 5. Z. Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), Presidenti i Turqisë - “Ndërmjetësi”. 6. Z. Maros Sefcovic, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian - Njeriu që rregullon të thyerën. 7. Znj. Marine Le Pen, politikane e ekstremit të djathtë francez, kandidate në zgjedhjet presidenciale të 2022 - Ajo që ripërcakton ose rinis. 8. Znj. Kristin Lagard (Christine Lagarde), Drejtoreshë e BQE, dhe ish e FMN-së. 9. Z. Keër Stermër (Keir Starmer), udhëheqës i Partisë Laburiste në Britani - “Tjetri”. PROBLEMBËRËSIT.

1. Znj. Elvira Nabiulina (teknokratja e besuar e Putinit - bankierja që ushqen makinën e luftës së Presidentit rus. 2. Z. Karl Puxhemont (Carles Puigdemont), ish presidenti i Katalonjës - “Revolucionari”. 3. Z. Viktor Orban (Victor Orban), presidenti populist i Hungarisë - Ai që prish. 4. Znj. Analena Burbok, Ministria e Jashtme gjermane - Folësja e drejtë. 5. Z. Manfred Uebër (Manfred Weber), eurodeputeti gjerman, anëtar i EPP-së - Vrasësi i marrëveshjes së gjelbër. 6. Z. Tom Van Gricken, 28-vjeçari belg, president i partisë flamande të ekstremit të djathtë Vlaams Belang - artisti i ndarë i Belgjikës. 7. Znnj. Jovita Neliupšienė, ministrja e Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe ish-ambasadore e vendit në Bashkimi Evropian. 8. Z. Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministri miliarder i Gjeorgjisë - oligarku. 9. Z. Bjorn Hoke (Björn Höcke, lideri i linjës së ashpër dhe të djathtë të AfD-së në rajoni i Turingisë - fashist. ËNDËRRIMTARËT.

1. Z. Vladimir Zelenski, pararendësi i Ukrainës - Vrapuesi i maratonës.


2. Z. Aleksei Navalni (Alexei Navalny), udhëheqësi i burgosur i opozitës, Mandela i Rusisë.


3. Z. Géral Darmanen, ministri francez i Shtetit, në rritje dhe premtues - Zëvendësimi.


4. Znj. Roberta Mecola (Metzola) - Presidentja malteze e Parlamentit Evropian.


5. Znj. Mary Lou McDonald, presidentja irlandeze e partisë Shin Feinit (Sinn Fein) - Unifikimi.


6. Z. Peter Pavel (Prodros i ri çek - skifteri.


7. Z. Thomas Bach, presidenti gjerman i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar - Olimpi.


8. Z. Nigel Farage, udhëheqësi britanik i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar UKIP - metodike.


9. Znj. Xheni Hormoso (Jenny Hermoso), lojtarja e Kombëtares spanjolle që shkaktoi #MeToo në futboll.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page