top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E NORVEGJISË: MARIUS BORG HOIBI (HOIBY) - DJALI I PRINCESHËS NORVEGJEZE - I PËRFSHIRË NË 23 AKTE KRIMINALE; MES TYRE 3 PËRDHUNIME; AKTET PROCEDURIALE PENALE U REFERUAN NË PROKURORI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 2 min read
ree

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | Djali 28-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë dyshohet për 23 krime, përfshirë tre përdhunime”, tha Policia norvegjeze, duke njoftuar mbylljen e një hetimi që filloi 10 muaj më parë.


Z. Marius Borg Hoibi (Hoiby), djali i një marrëdhënieje të mëparshme midis znj. Mette-Marit dhe Princit të Kurorës Haakon, ka qenë nën hetim që nga arrestimi i tij më 4 gusht 2024 me akuzën e sulmit ndaj të fejuarës së tij, pas të cilit, dolën shumë akuza penale të tjera kundër tij. 


Avokati i policisë, Andreas Kruszweski, tha në një konferencë për shtyp, se, hetimi i është dorëzuar prokurorëve, të cilët, do të vendosin nëse do të ngrenë akuza penale.


Z. Marius Borg Hoibi (Hoiby) ka qenë nën hetim që nga arrestimi i tij më 4 gusht 2024, me akuzën e sulmit ndaj të dashurës së tij.


Arrestimi çoi në një sërë akuzash kundër tij. Avokati Kruszweski tha se z. Hoibi (Hoiby) dyshohej për një akuzë për përdhunim me marrëdhënie seksuale dhe dy akuza për përdhunim pa marrëdhënie seksuale.


Avokatja e z. Hoibi (Hoiby), Ellen Holager Andenaes, i tha agjencisë së lajmeve “NTB” se klienti i saj i mohoi të treja akuzat për përdhunim.


Avokati i Policisë Kruszewski tha, se, z. Hoibi (Hoiby) përpos sa më lart dyshohej edhe për:

1- Katër akuza për sjellje seksualisht ofenduese.

2- Një akuzë për abuzim në një marrëdhënie të ngushtë.

3- Dy akuza për dëmtim trupor.

4- Një akuzë për vandalizëm.

5- Një akuzë për kërcënim.

6- Pesë shkelje të urdhrave të mbrojtjes.

7- Një akuzë për fyerje të një oficeri policie.

8- Pesë shkelje të rregullave të trafikut.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page