POGRADEC: MEARDI BERBERIT IU VENDOS LËNDË PLASËSE PRANË HYRJES SË BANESËS | NUK KA VIKTIMA: VETËM DËME MATERIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22, 2024
- 1 min read
Pogradec, Shqipëri | Z. Meardi Berberi, banues në qytetin e Pogradecit iu vendos lëndë plasëse pranë hyrjes së banesës në qytetin e Pogradecit.
Pak do kohësh ai kishte dale nga burgu sepse kishte përfituar nga amnistia penale.
Shpërthimi me lëndë plasëse ngjau rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së tij.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Z. Berberi rezulton i dënuar për veprat penale të:
1- 08.08.2020: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
2- 10.02.2019: “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Prishje e rendit dhe qetësis publike”.
3- 20.06.2008: “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.
4- 24.02.2018. “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
5- 24.04.2011: “Plagosje e rëndë me dashje”.
Njoftim | Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments