top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PO SHTOHEN DYSHIMET PËR VRASJEN E SHEFIT TË SHTABIT TË USHTRISË RUSE GERASIMOV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 5, 2024
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri (Valery) Gerasimov, thuhet se u vra dje pas një sulmi ukrainas, të nisur kundër gadishullit të Krimesë.

Kështu bën të ditur agjencia e shtypit “Unian”, duke cituar një mesazh të publikuar në profilin iks (X), të ueb portalit “Visegrad 24”.

Një informacion i tillë, megjithatë, tregohet si i pamundur, nga zëdhënësi i vullnetarëve ukrainas që veprojnë në jug, Serhi Bratçuk (Serhiy Bratchuk).

Ka shumë versione se kush mund të ishte goditur në atë zonë, madje kam dëgjuar edhe mbiemrin e famshëm Gerasimov. Ky do të ishte një lajm i mirë, por mendoj se nuk ka gjasa. Është e vërtetë, megjithatë, se disa oficerë të lartë ose gjeneralë të ushtrisë pushtuese ruse u pushkatuan në këtë post komandë (në Krime)”, theksoi z. Bratçuk i cituar nga “Unian”.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, i kontaktuar nga e njëjta agjenci e lajmeve, nuk ka dashur të komentojë zërat për vdekjen e mundshme të gjeneralit Gerasimov.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page