top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLAKAT DHE PLEQTË E EUROPËS PO SHQEPEN DUKE BËRË SEKS ME MESHKUJT SHQIPTARË.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Jun 23, 2023
  • 4 min read

Updated: Sep 5


ree

Londër, Britani e Madhe | Është folur, dhe me të drejtë flitet shumë për vajzat shqiptare që nisen në Europë për një jetë më të mirë, por, që për shkak të faktorëve, të aktorëve dhe të rrethanave të paparashikuara, përfundojnë duke ushtruar prostitucion, ose në rastin më të mirë, konkubinat.


Por, për çudi, në shoqërinë shqiptare flitet pak, ose aspak, për një tjetër lloj prostitucioni, ose konkubinati, të ushtruar jo më nga gjinia femërore, por nga gjinia mashkullore, nga djem dhe mesoburra shqiptarë, që shesin trupin e tyre për pare kesh, e për të tjera përfitime, jo vetëm duke kryer raporte seksuale të karakterit hetero, por edhe të karakterit homo. Kryesisht nga energjia e tyre seksuale përfitojnë plakat dhe pleqtë e Europës, të cilat dhe të cilët, edhe pse në moshë të tretë, sa vjen e rinohen e zbukurohen, dhe kjo falë shfrytëzimit të paskrupullt e pa karar që ato i bëjnë botës mashkullore shqiptare, të cilën, në këmbim e paguajnë hiç mos gjë, jo vetëm me të holla të pakta në dorë, por edhe me shpërblime të karakterit administrativ, si psh. duke i pajisur me leje qëndrimi, ose duke i pajisur me pasaporta vendase, në rastet kur lidhen martesa të rreme midis tyre, me qëllim që t’i mbajnë të lidhur pas vetes, ashtu si gjahtari mban zagarin. Natyrisht që shtrohet pyetja se përse të rinjtë dhe mesoburrat shqiptarë, për turpin, e tyre e degjenerojnë veten në atë fare feje sa të shiten për pesë aspra, duke fërkuar shalët e fishkuara të plakaruqeve të Europës, dhe duke u shkërdhyer me pleqtë homoseksualë të Europës, kur ata kanë lindur në një vend që e ka emrin Shqipëri, pasuritë materiale të së cilës janë të pamata, dhe kushtet klimaterike të së cilës, janë nga më idealet në planet. Kjo ndodh sepse në Shqipëri, klasa politike sunduese dhe zarbot e këlyshët e saj, kryesisht kriminelë ordinerë të dorës së parë, të pahetuar, të pa gjykuar dhe të pa dënuar penalisht, të regjur me vaj e me uthull në veprimtaritë e tyre kriminale, të cilat, i kanë filluar si çirakë, e sot janë titulluar mjeshtëra, kanë shtënë në dorë pikat kyçe të funksionimit të shtetit shqiptar, dhe që prej aty dirigjojnë me vendosmëri të paepur kriminale zhvatjen e pasurive materiale të së bekuarës Shqipëri; korrupsionin në radhët e administratës publike; trashëgimin e statuseve sociale nga brezi në brez, duke e shpartalluar tërësisht meritokracinë dhe zotësinë e individit në shoqëri, duke u lënë si opsion të vetëm vajzave shqiptare marrjen në gojë të organeve gjenitale të titullarëve të institucioneve, t’u bëjnë seks oral larove dhe balove të sojit të kripto-kriminelit ordiner Safet Gici, me ndjeni, desha të them Gjici, nqs duan që t’i bëjnë vend vetes në shoqëri; blerjen e pushtetit politik duke mbajtur zgjedhje të rreme sa për sy e faqe, qofshin vendore ose të përgjithshme; heqjen e të drejtës numër një në një sistem demokratik, atë të mbajtjes së referendumit, të marrjes së vendimeve me rëndësi kombëtare ose vendore nëpërmjet shprehjes së popullit me votim të drejtpërdrejtë; evazionin fiskal; pastrimin e miliarda eurove që janë produkte të krimeve ordinere të kryera anë e kënd botës, jo vetëm nga agjentura shqiptare e krimit ordiner, e cila punon ekskluzivisht për hesap të tyre, dhe njëkohësisht i jep llogari vetëm atyre, por edhe nga agjenturat ndërkombëtare të krimit në fjalë, të njohura botërisht për mizoritë dhe veprat e tyre ultra kriminale, si Karteli i Sinalos; shpartallimin e sistemit arsimor duke u hedhur të rinjve dhe të rejave si tagji lëndore ideollogjike tekste mësimore që në raport me tekstet mësimore të bashkëmoshatrëve të tyre të Botës së Parë, janë ku e ku vite drite larg nga njëri-tjetëri për nga cilësia e përmbajtjes dhe e tejçimit të dijeve; futjen masivisht të drogërave nëpër shkollat publike (në mënyrë kategorike jo në shkollat private, ku marrin dije dhe edukim pjellat e tyre biologjike, brezi i ri që do të trashëgojë pushtetin politik dhe material të prindërve kripto-kriminelë ordinerë); shtrejtësimin në mënyrë artficiale të mallërave dhe të shërbimeve, nëpërmjet “marrëveshjeve të xhentëlmenëve”, të llojit monopol, duopol, triopol, kuatro e pantapol, pa anashkaluar marrëveshjet e tipit kartel; zhveshjen e të rinjve dhe të rejave nga dashuria për vatanin; shitjen e diplomave të arsimit të lartë; të tëra këto me qëllim krijimin e një brezi të ri, që të mos ketë ngritjen e duhur ideollogjike dhe politike, të një brezi që të mos i thotë bukës bukë, e ujit ujë, të një brezi që të mos njohi konceptin e nderit, dhe detyrimin natyror të lindur me qenien njerëzore, detyrimin për të luftuar padrejtësitë dhe shtypjen shoqërore, e çdo forme dhe e çdo natyre qoftë, të një brezi të ri që mendon se duke ikur nga vendi i tij do të gjejë El Doradon atje ku do të shkojë, dhe se atje, në vatan të huaj, do ta presin fusha me lule dhe lehtësira dhe benefite të pamata, kur krejt e kundërta është e vërtetë. Mbështetur mbi këto ëndrra në diell, shqiptarët, për vitin 2022, kanë kryer plot 14223 aplikime për azil, nga të cilat 9573 janë kryer në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilat, 83 përqind janë aplikime të kryera nga individë të gjinisë mashkullore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page