top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK RINAS; TIRANË | PRITET TË EKSTRADOHET NGA EMIRATET E BASHKUARA ARABE (DUBAI) DEVIT PATRUT OSE ELIDON SKENDAJ OSE DEVID BORAJ OSE FATMIR PEPAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
PKK RINAS; TIRANË | PRITET TË EKSTRADOHET NGA EMIRATET E BASHKUARA ARABE (DUBAI) DEVIT PATRUT OSE ELIDON SKENDAJ OSE DEVID BORAJ OSE FATMIR PEPAJ.

PKK Rinas, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit përpiluan akte proceduriale penale për ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhubai) të:

1- Z. Kristo Qirici ose Jetmir Hoxha ose Jetmir Qirici, me moshë 44 vjeç.

2- Z. Shkëlzen Kraja, me moshë 44 vjeç.

3- Z. Aleks Pepaj ose Shkëlqim Pepaj, me moshë 38 vjeç.

4- Z. Devit Patrut ose Elidon Skendaj ose Devid Boraj ose Fatmir Pepaj, me moshë 39 vjeç.

5- Z. Ilir Lazri ose Ilir Sula, me moshë 30 vjeç.

6- Z. Merxhan Çeliku, me moshë 34 vjeç.


Njoftim | Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:


-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page