top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK “HANI I HOTIT”; SHKODËR | U ARRESTUA VUKSAN GJONI (GURI) BANUES NË SHKODËR | GJYKATA E APELIT E MILANOS I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 6 VJET + 8 MUAJ BURG PËR PLAGOSJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6
  • 1 min read
ree

Policia e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Vuksan Gjoni (Guri), me moshë 42 vjeç, banues në Shkodër.


Njoftim | I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.


Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

V. Gj. (G), 42 vjeç, banues në Shkodër.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.


Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page