SHKODËR: ERDGYS ARRAZI DO TË KRYEJË VETËM 4 VJET BURG I DËNUAR PËR SHKAKTIMIN E VETËVRASJES SË BASHKËSHORTES ALMA ARRAZI DHE 3 FËMIJËVE TË TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e përfaqësuar nga gjyqtari Orgent Nazaj shqiptoi dënim penal me gjashtë vjet heqje lirie për:
1- Z. Erdgys Arrazi.
Vendimimi iu shqiptua për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë vetëm katër vjet heqje lirie.
Ai u hetua për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Hetimet penale paraprake nxorrën në dritë faktin se ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, znj. Alma Arrazi, e cila, mori vendimin ekstrem që të mbytej në lumin Buna se bashku me tre fëmijët e tyre (dy vajzat e moshës 9 dhe 8-vjeç, si edhe djalin 3-vjeçar, në muzgun e datës 2 maj të vitit 2024).
Nga hetimet penale paraprake u duall në konkluzionin se z. Arrazi e poshtëronte moralisht bashkëshorten, duke i ulur dinjitetin dhe nderin vetjak.
Ai ishte i përfshirë në akte kurvërie (kishte një lidhje seksuale jashtëmartesore), të cilat, kishin sjellë shumë kontradikta mes tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires