top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESË NGA TRANSKRIPTIMET E KOMUNIKIMEVE NË “SKYECC” MES ERVIS MARTINAJT DHE BEHAR BAJRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 27, 2024
  • 5 min read

Tiranë, Shqipëri | Më 10 korrik të vitit 2020 z. Behar Bajri i shkruante z. Ervis Martinajt si më poshtë vijon:

- Behari: … “Si je shok…?”

- Martinaj: “Ça të bajm…ti si ke shku…?”

 

- Behari: “…mirë, po rimë këtej tu u marë me këto kurva me jan ndry si minjtë mrëna…”.

- Martinaj: “…mos nxito, nji her o shok…”.

 

- Behari: “…në lagje tu ju ndenjt kurvave, nuk kanë se dalin. Veç mrena, jan nry në dhoma rina…po hajt ishadha e qesin kryt dikun…Po ti si i ke pas punët…? Ai shoku më shkrojti…”.

- Martinaj: “…Hëë…!

 

- Behari: “…a po na ndihmon najgja, naj punë…? Kur po takojna prej afër se me celular su flitka me ty, se të kthen mas 3 orëve…”.

- Martinaj: “…Kur të fus nji punë të fortë, do të fus e ty, 100 copë…”.

 

- Behari: “…o shok, nuk jam bubs unë…por të erdha për respekt dhe të takova dhe u shtyva si me të hek armiqt e me ti ba miq…se nuk jam njeri si i rri kujt, si çadër…”.

- Martinaj: “…100 copë të bardha them…ça ndihme e ke fjalën ti…?”.

 

- Behari: “…o vlla, po kam met tu të shkru…”.

- Martinaj: “…nuk e mbaj telefonin me vete…”, (duke i treguar se e le te hoteli).

 

Behari: “…nuk asht puna tek nima mar shok, unë jam menduar për mirë për ty…ti s’je në kushte me lan telefonin tek hoteli. Je në kushte me majt telefon afër, por ti din çfarë ban. Unë të erdha… tesh të takon ty me ardhë…buk e kryp e zemër, kam edhe unë…”.

Martinaj: “…O Behar, s’mu ka vra qeni, mu ka vra njeriu më i afërt i jetës. Kam qënë tu ec nëpër det e mal, tu mendu kaq, ndaj e lej telefonin tek hoteli…”.

(Në atë kohë z. Ervis Martinaj ka qënë i tronditur për vrasjen e z. Bujar Lika në Mamurras, ndaj nuk ishte korrekt në komunikimin me z. Behar Bajrin, i cili, i kërkonte shpjegime se me të nuk flitej, pasi i kthente përgjigjet në ‘SkyEcc’ me shumë vonesë).

 

Katër muaj nga kjo bisedë, në datën 27 tetor 2020, z. Martinaj bisedon në aplikacion “SkyEcc” me z. Bajri, për të vendosur nëse do e përfshinte këtë të fundit apo jo në linjën e trafikut të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës.

 

- Martinaj: “…asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…”.

- Behari ia kthen: “…aaaa, a kena Garanci…?”.

 

- Martinaj: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

- Behari: “…Por nuk kam lekë mor Kapedan…”. “Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…?”.

 

- Martinaj: “…mos u turr pas fajdeve…”.

- Behari: “…po lek po mbledhi…”. “…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”.

 

- Martinaj: “…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”.

- Behari: “…Po e di, por ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…”.

 

- Martinaj: “…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor”.

“…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100…”.

- Behari: “…I qin unë…?!”…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!”

 

- Martinaj: “…po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…”.

- Behari: “…vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij…”.

 

- Martinaj: “…E me turkun…”.

- Behari: “…jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…”.

 

- Martianaj: “…mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…”.

Behari: “…Jo mo vlla nuk tregoj…”. “…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…”.

 

Martinaj: “…O e ke të dalme, por veç fike News 24… (metaforë me anë të së cilës i ve në dukeje Beharit të mos hapi gojën) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…”.

Behari: “…po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij….”.

 

Martinaj: “… po na e bjer ta ballafaqojmë…”.

Behari: “…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…”.

 

Në datën 27 tetor 2020, z. Behar Bajri bisedon me sipërmarrësin Pëllumb Gjoka, duke i shkruar këtij të fundit për merakun se s’po e kapte dot z. Bardhok Pllanaj.

 

Behari: “…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…”.

Pëllumbi: “…se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër…”.

 

Behari: “…hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…”.

 

Z. Dorian Duli, ai nuk mundi ta kapte dot. Z. Duli, nuk mundi të kapet as edhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila, e kërkoi si dëshmitar për ta pyetur dhe ky person nuk u arrit të gjendej në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page