top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR “QAFË THANË”; POGRADEC | ARGYS KALSI U ARRESTUA; GRABITJE ME ARMË ZJARRI NË PASKUQAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 minutes ago
  • 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, Pogradec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Argys Kalsi, me moshë 35 vjeç, banues në Laç; konsiderohet i përfshirë në grabitjen e datës 05.08.2026 në një argjenadri në Njësinë Administrative Paskuqan, Kamëz, ku u grabitën sende të arta me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të rinj.


Njoftim | Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026.


Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar.


Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:


-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet.


Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.


Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.


Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page