PIKA E KALIMIT KUFITAR PORT SARANDË | U PROCEDUA PENALISHT PAPUJA (GJYSHI) GREK 70-VJEÇAR GRIGORIOS VLLAKOPULLOS (VLACHOPOULOS); 45 MIJË € TË PADEKLARUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Port Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Grigorios Vllakopullos (Vlachopoulos), me moshë 70 vjeç, qytetar grek.
Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
PKK Port Sarandë.
Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në kufi.
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.
Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments