top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | U ARRESTUAN 4 FRANCEZË; PEREZ KAIS; HATIM KADDOURI; YASSINE NEGGAH; BAKANY SAMASSA; HAJDUTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Perez Kais, me moshë 21 vjeç.

2- Z. Hatim Kaddouri, me moshë 21 vjeç.

3- Z. Yassine Neggah, me moshë 22 vjeç.

4- Z. Bakany Samassa, me moshë 27 vjeç.


Njoftim | Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:


Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.


Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page