top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PESË ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME SHKENCORE TË VITIT 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 7, 2024
  • 3 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Me vitin 2023 kemi lënë pas një vit të ngarkuar nga pikëpamja e kërkimit shkencor, dhe progresit teknologjik.

Cilat janë zbulimet, dhe kërkimet më të rëndësishme të kryera vitin e kaluar, dhe për të cilat, do të dëgjojmë më shumë?

Renditja e revistës Science (Shkenca), e cila, si çdo vit, nxjerr në pah jo vetëm objektivat e arritura, por edhe shpresat dhe frikërat e parealizuara për të ardhmen.

Janë pesë zbulimet më të mira shkencore që u shënuan vitin 2023.

1. Semaglutide kundër obezitetit.

Në radhë të parë, dhe literatura shkencore është mjaft unanime për këtë, ka semaglutide, ilaçi kundër obezitetit në duart e të gjithëve sot.

Është një ilaç i krijuar për të imituar prodhimin e hormonit Glp-1 në trup.

Në Shtetet e Bashkuara, Oprah Uinfrei (Winfrey), gjithashtu kontribuoi në famën e semaglutide.

Prezantuesja pranoi publikisht se filloi të përdorte këtë ilaç, i cili, e ndihmoi shumë në humbjen e dukshme të peshës pas shumë vitesh luftë kundër obezitetit.

Ndër efektet e demonstruara të semaglutidit është aftësia për të ulur ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër, dhe goditjes në tru, përveç rreziqeve që lidhen me dështimin e zemrës.

Shkenca po eksperimenton gjithashtu me aplikime të tjera të këtyre barnave kundër obezitetit, megjithëse kërkimet janë ende duke u zhvilluar për të testuar për efekte anësore afatgjata.

2. Vaksina e re kundër malaries.

Sa i përket vaksinave, zbulimi më i rëndësishëm i vitit 2023 është R21/Matrix-M, një vaksinë kundër malaries që ka demonstruar 75% efikasitet.

Një shifër që mund të mos duket shumë e lartë, por, që është gjithsesi dyfish krahasuar me mbrojtjen e garantuar nga vaksina e mëparshme (RTS,S/AS01).

Përdorimi i kësaj vaksine të re, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është rekomanduar edhe nga OBSH, e angazhuar në luftën kundër një sëmundjeje që ende vret 600 njerëz çdo vit.

3. Një ilaç kundër Alzheimerit.

Përdorimi i antitrupave monoklonal është objekt i kërkimeve të vazhdueshme në fushën mjekësore.

Ndër aplikimet e reja të zbuluara të këtij lloji të trajtimit, ekziston edhe një kurë për Alzheimerin. Një premtim dhe jo një siguri, për momentin, edhe nëse nuk mungon shpresa.

Në këtë rast, hulumtimi ka zhvilluar trajtime të reja, lecanemab dhe docanemab.

Të dyja duken efektive në zbutjen e progresionit të Alzheimerit. Megjithatë, dyshimet afatgjata për efektet anësore mbeten, si dhe kritikat për efektivitetin e kufizuar.

4. Gjurmë shumë të lashta të njeriut në Meksikon e Ri (New Mexico).

Duke kaluar nga mjekësia në antropologji, në vendin e katërt në renditje është zbulimi i gjurmëve të njeriut në SHBA, datimi i të cilave, thuhet të jetë shumë i lashtë.

Gjurmët e këmbëve u zbuluan në Parkun Kombëtar Uait Sends (White Sands) në Meksikon e Ri (New Mexico), dhe datojnë rreth 21 mijë vjet më parë.

Sipas autorëve të zbulimit, ato do të ishin dëshmi e kalimit të njeriut në Amerikën e Veriut, gjatë periudhës së fundit akullnajore, e njohur në Europë si Glaciation Würm.

Një periudhë që filloi afërsisht 110 mijë vjet më parë, duke arritur kulmin e saj më të ftohtë, midis 19 mijë dhe 25 mijë vjet më parë.

5. Gjurmë shumë të lashta të njeriut në Meksikon e Ri (New Mexico).

Një përmendje e nderuar në Top 5 për Inteligjencën Artificiale nuk mund të mungonte në renditje.

Gjithnjë e më shumë modele parashikimi përdorin një algoritëm inteligjence artificiale (AI), me rezultate të mira për sa i përket saktësisë.

Kjo është demonstruar nga suksesi i GraphCast, AI i Google, i cili, gjithashtu përdor të dhënat historike të mbledhura nga Qendra Evropiane për Parashikimet Afatmesme të Motit në parashikimet e saj.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page