PESË VENDE TË AMERIKËS QENDRORE PO FESTOJNË BASHKARISHT PAVARËSINË E FITUAR NË VITIN 1821 KUR DEKLARUAN SHKËPUTJEN NGA PERANDORIA SPANJOLLE.

Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Më 15 shtator 1821, autoritetet e Kapitenatit të Përgjithshëm të Guatemalës nënshkruan Aktin e Pavarësisë së Amerikës Qendrore.
Kjo ngjarje shënoi çlirimin nga Perandoria Spanjolle të territorit që sot përfshin pesë kombe sovrane, Guatemalën, Hondurasin, Salvadorin, Nikaraguan dhe Kosta Rikën.
Përfaqësuesit e provincave u mblodhën në Qytetin e Guatemalës për të nënshkruar së bashku dokumentin.
Tranzicioni politik ndodhi në mënyrë paqësore falë veprimeve parandaluese nga paritë vendore (elitat lokale) të hartuara për të shmangur revoltat popullore, të ndikuara nga Plani i Igualas në Meksikën fqinje dhe dobësimi i pushtetit spanjoll në Amerikën e Jugut.
Pas shpalljes, këto provinca u aneksuan për një kohë të shkurtër nga Perandoria e Parë Meksikane e Agustin de Iturbide-s.
Pas rënies së saj në 1823, ato formuan Republikën Federale të Amerikës Qendrore.
Tensionet e brendshme pasuese çuan në shpërbërjen e saj përfundimtare midis viteve 1838 dhe 1841, duke i dhënë jetë pesë republikave aktuale, të cilat e ruajnë datën 1821 si origjinën historike të autonomisë së tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments