top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | U LËSHUA ALARM PËR TË FTOHTË EKSTREM NË RAJONET E ANDEVE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
49 minutes ago
1 min read

Limë, Peru | “Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dhe Hidrologjik i Perusë (Senamhi) ka lëshuar alarm të kuq për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave gjatë natës në Andet qendrore dhe, veçanërisht, jugore.


Alarmi, ka të bëjë me rajonet Apurimak, Arekuipa, Aiakuço, Kusco, Mokuegua, Puno dhe Takna”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Rpp”.


Temperaturat minimale midis 0 dhe -10 gradë Celsius priten në zonat mbi 3500 metra, ndërsa mbi 4000 metra ato mund të bien në -17 gradë Celsius.


Priten gjithashtu erëra me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.


I ftohti intensiv bie ndesh me valën e të nxehtit që prek bregdetin peruan, ku Senamhi ka lëshuar një tjetër alarm të kuq për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditës.


Këto kushte lidhen me praninë e fenomenit El Nino përgjatë bregdetit, i cili, pritet të zgjasë deri në vjeshtën e vitit 2027.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page