PENGU IZRAELIT ROM BRASLAVSKI DENONCOI SE U ABUZUA SEKSUALISHT NË ROBËRI NGA XHIHADI ISLAMIK PALESTINEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Jeruzalem, Izrael | “Rom Braslavski u abuzua seksualisht në robëri nga Xhihadi Islamik Palestinez”, raportoi të mërkurën enti mediatik “Channel 13 News”.
Në një klip nga një intervistë që do të transmetohet të enjten në mbrëmje, pengu i liruar zbuloi se pengmarrësit e zhveshën lakuriq, e lanë të uritur dhe e lidhën, ndërsa e sulmuan seksualisht.
“Më zhveshën të gjitha rrobat, të brendshmet, gjithçka. Më lidhën ndërsa isha krejtësisht lakuriq. Isha copë-copë, duke vdekur, pa ushqim.
Ishte dhunë seksuale dhe qëllimi i saj kryesor ishte të më poshtëronin.
Qëllimi ishte të shtypej dinjiteti im”, tha ai.
Ai i tha entit mediatik “Channel 13” se abuzimi ndodhte shpesh.
“Nuk më pëlqen të flas për këtë. Është e vështirë. Është diçka që as nazistët nuk e bënë. Gjatë kohës së Hitlerit, ata nuk do të kishin bërë gjëra të tilla.
Thjesht lutesh që të ndalet.
Dhe ndërsa isha atje - çdo ditë, çdo rrahje - i thoja vetes se mbijetova një ditë tjetër në ferr. Nesër në mëngjes do të zgjohem në një ferr tjetër. Dhe një tjetër. Dhe një tjetër. Nuk mbaron”, tha ai.
Ai u rrëmbye nga Festivali i Muzikës Nova më 7 tetor. Ai punonte si roje sigurie në festival.
Znj. Tami Braslavski, nëna e tij, tha se djali i saj u mbajt i vetëm nga Xhihadi Islamik dhe u çua poshtë në tunele vetëm dy ditë para lirimit të tij.
“Rrëmbyesit e tij kërkuan që ai të konvertohej në Islam. Ai refuzoi. Ai përjetoi abuzime dhe nuk dua të elaboroj më tej”, tha ajo për entin mediatik “Channel 13 News”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments