PEJË | KRESHNIK SHALA U PROCEDUA PENALISHT; KANOSJE NDAJ PUNONJËSVE TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË KRYE TË DETYRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Kreshnik Shala, me moshë 31 vjeç.
Gjatë dërgimit të tij nga Qendra e Ndalimit në Klinë drejt Gjykatës Themelore në Pejë për zhvillimin e një seance gjyqësore ai ka refuzuar të dalë nga automjeti policor, duke kërkuar që t’i hiqen prangat, me argumentin se:
1- “Po më sheh krejt Peja”.
Pas përfundimit të seancës dhe gjatë kthimit në Stacionin Policor të Pejës, ai ka kanosur verbalisht (me gojë) punonjësit e Policisë duke u thënë se:
1- “Keni me ra pishman që jeni bërë policë. Keni me pagu me jetë. Kam me ju vra”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments