PEJË | JOZEFIN MARKU U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; EDUARD KUÇI RA VIKTIMË E DHUNËS VERBALE DHE FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 hours ago
- 2 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Jozefin Marku, i njohur rëndom si Jozi, ndikues në mediat shoqërore virtuale dhe ish-banor i emisionit televiziv të tejçuar në kohë të atypëratyshme (reale) “Big Brother Vip Albania”.
Ai konsiderohet i përfshirë në ushtrim dhune verbale dhe fizike ndaj:
1- Z. Eduard Kuçi, i njohur rëndom si Edi (edhe ky i fundit figurë publike); akt kriminal i vënë në zbatim së bashku me subjekte të tjerë (kryesisht meshkuj).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Z. Jozefin Marku reagoi pas botimit të videos në të cilën ai dhe disa subjekte të tjerë shfaqen duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht z. Eduard Kuçi.
Kumtohet se ngjarja ka ndodhur në autoudhën “Tiranë-Durrës”, por z. Marku pretendoi se e gjitha ishte skenë.
Deklaratë | “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, - tha z. Marku për entin mediatik shqiptar “Top Channel”.
Ai komentoi edhe për urdhër-arrestin që u raportua se është lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Pejës.
Ai e mohoi vërtetësinë e këtij informacioni duke e quajtur lajm të rremë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, - tha z. Marku.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Eduard Kuçi.
Në lidhje me aktet e dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Në lidhje me sa më sipër reagoi edhe babai i z. Eduart Kuçi.
Ai botoi një fotografi me një kumt paralajmërues.
“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, shkruhet në fotografinë e shpërndarë prej tij.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments