top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA E KFOR-it; PEJË | ENDRIT LAJQI DHE NJË VAJZË U GJETËN TË VDEKUR BRENDA NJË BANESE; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 2 min read

Updated: Dec 31, 2025

Rruga e Kfor-it, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Dy subjekte u gjetën të vdekur në një objekt.


Një prej tyre është:

1- Z. Endrit Lajqi.

Subjekti tjetër është femër (gjeneralitetet e së cilës, tash për tash, po mbahen konfidenciale nga autoritetet e hetimit penal).


Lajm në përditësim, … 👇👇👇

 

Subjekti femër është:

1- Znj/znjsh. Makfirete Bytyqi, me moshë 29 vjeçe.


Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se mes tyre ka pasur lidhje intime.


Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.


Njoftim | Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se ishin pa shenja jete.


Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre, u tha shkurtimisht në një njoftim zyrtar.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Njoftim nr. 2 | Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme.


Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia.


Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë, u tha shkurtimisht në një njoftim të dytë zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page