PEJË | BRENDON AJAZAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË ULIKS FERIZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 22, 2025
- 2 min read
Updated: Jan 2

Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Brendon Ajazaj (subjekt recidivist në fushën e veprave penale; i ndaluar në datën 01.11.2025 për armëmbajtje).
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj:
1- Z. Uliks Ferizi, i cili, mbeti i plagosur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Rruga “Ahmet Gjikolli”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan të shpallurin në kërkim policor:
1- Z. Brendon Ajazaj.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Uliks Ferizi.
Njoftim | Sot me datën 02.01.2026 rreth orës 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorëzuar edhe armёn se bashku me tre (3) fishek, me tё cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencën e avokatit mbrojtës ёshtё intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datën 22.12.2025, rreth orës 13:50, është informuar se në rrugën “Ahmet Gjikolli”, në Pejë, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.
Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekësor.
I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, nё vendin e ngjarjёs nga hetuesit janё gjetur dhe sekuestruar tri (3) gёzhoja.
Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt, thuhet në deklarimet e autoriteteve vendore të hetimit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments