top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PATRIARKU EKUMENIK BARTOLOMEU DËNOI ASHPËR KOMENTET E BËRA NGA MITROPOLITI THEOLEPTUS I IKONIUMIT I CILI KRITIKOI BOTËRISHT NËNËN E NJË VIKTIME TË KATASTROFËS MË VDEKJEPRURËSE TË TRENAVE NË GREQI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 16, 2025
1 min read

Athinë, Greqi | Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka dënuar ashpër komentet e bëra nga Mitropoliti Theoleptus i Ikoniumit, i cili, kritikoi publikisht nënën e një viktime të katastrofës më vdekjeprurëse të trenit në Greqi.

 

Përplasja e 28 shkurtit 2023 në Tempe vrau 57 persona, duke shënuar katastrofën më të rëndë hekurudhore në historinë e Greqisë.

 

Znj. Maria Karistianu (Karystianou), djali i së cilës ishte mes viktimave, shërben si presidente e Shoqatës së Viktimave në Tempe, duke mbrojtur përgjegjësinë në hetimin në vazhdim.

 

Mitropoliti Theoleptus, në një postim në mediat sociale virtuale, sugjeroi se Karistianu po përdorte vdekjen e fëmijës së saj për përfitime personale.

 

“A duket ajo si një nënë në pikëllim? Gjithçka rreth saj duket e inskenuar”, shkroi ai, duke u tallur gjithashtu me pamjen e saj si “të sapo bërë”.

 

Patriarku Ekumenik Bartolomeu i denoncoi komentet si ofenduese dhe të papranueshme.

 

“Askush nuk ka të drejtë të ofendojë një nënë të pikëlluar”, tha ai.

 

“Ne qëndrojmë me viktimat dhe familjet e tyre dhe besojmë në sistemin e drejtësisë për të hetuar plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie”, tha ai.

 

Ai i bëri thirrje Mitropolitit Theoleptus që të kërkonte falje publike nëse ai me të vërtetë i bëri këto komente.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
GREQI | STUHI TË FORTA GODITËN ISHULLIN E KRETËS.

Hania, Ishulli i Kretës, Greqi | Stuhi të forta vazhduan të godisnin ishullin jugor të Kretës të shtunën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha dhe duke i shtyrë autoritetet të shpëtonin dhjetëra

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page