top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS MË SHUMË SE 30 VITESH QYSH KUR RA REGJIMI STALINIST SHQIPTARËT MYSLIMANË SUNITË FALEN ENDE NË RRUGË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 16, 2024
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Pas më shumë se 30 vitesh qysh kur ra regjimi stalinist dhe u bë e mundur ushtrimi pa pasoja ligjore drakoniane i së drejtës për të ushtruar lirisht besimin fetar (praktikat dhe ritet fetare), shqiptarët besimtarë myslimanë sunitë ende sot e kësaj dite nuk kanë një faltore të tyren, në të cilën, të kryejnë në mënyrë dinjitoze faljet e festave të mëdha.

 

Shumë e çuditshme dhe shumë e turpshme.

 

Në fillimet e para edhe pranohej që ritet të kryheshin në rrugë, por, pas 30 e kusur vitesh, nuk ka turp më të madh që ata ende falen në rrugë, nuk ka turp më të madh që ata ende nuk kanë një faltore dinjitoze, e cila të strehonte me mijëra prej tyre, ashtu sikundër e kanë shqiptarët besimtarë të feve të tjera.

 

30 vjet, sikur nga 1 milion dollarë të kishte mbledhur çdo vit administrata e KMSh sot do të kishte në xhep së paku 30 milionë $.

 

Pa folur për të hollat e dhurimeve (donacioneve) të huaja dhe vendase, dhe njëkohësisht të pronave të patundshme, të cilat, po ashtu gjatë këtyre viteve kanë qënë dhjetëra miliona dollarë.

 

Me 50 milionë $ mund të ishte ndërtuar një xhami bash shqiptare që të mos kishte shoqe për nga bukuria arkitekturore, por ç’është më e rëndësishmja, të ishte xhami shqiptare, e ndërtuar me të hollat e vetë bashkësisë së shqiptarëve muslimanë sunitë, dhe jo me të hollat e të huajve, të cilët, edhe pse e kanë ndërtuar xhaminë në palcën e vendit, në mes të Tiranës, e mbajnë mbyllur për interesa të ngushta dhe tejet të dyshimta.

 

Turp e shkuar turpit!

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page