PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ËSHTË I SINQERTË DHE KËRKON NJË ZGJIDHJE POR NUK DO TË JETË E LEHTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), po përpiqet sinqerisht të gjejë një zgjidhje konsensuale për problemin ukrainas, por kjo detyrë nuk është e lehtë”.
Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për entin mediatik “India Today”.
“Kjo është një detyrë dhe një mision i vështirë që Presidenti Tramp (Trump) e ka marrë përsipër.
Arritja e një konsensusi midis palëve në konflikt nuk është një detyrë e lehtë.
Por Presidenti Tramp (Trump) po përpiqet vërtet ta arrijë këtë, jam i sigurt për këtë”, tha Presidenti Putin.
“Rusia do të çlirojë Donbasin dhe Rusinë e Re (territoret e aneksuara në mënyrë të njëanshme ukrainase) me mjete ushtarake ose të tjera”, paralajmëroi Presidenti Putin.
“Gjithçka varet nga kjo; ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments