top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARIS: 1686 U HAP KAFE PROKOPI | KAFENEJA KU BËHESHIN BISEDA INTELEKTUALE TË STIMULUARA NGA KAFEJA DHE AKULLORJA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 9, 2024
1 min read

Paris, Francë | 9 shkurt 1651: Nëse ju pëlqen kafeja, kafenetë franceze, dhe biseda intelektuale, atëherë duhet të dini për z. Prokop Kuto (Procopio Cutò).

Ai lindi si sot në Siçili (9 shkurt 1651), dhe quhet babai i akullores italiane, xhelatos (Gelato).

Ai hapi Kafe Prokopin (Café Procope), në Paris, në vitin 1686, kafeneja e parë letrare e qytetit, ku klientët kënaqeshin me biseda intelektuale, të stimuluara nga kafeja dhe nga akulloret (gelato).

Edhe pse ajo u mbyll për një kohë në fund të viteve 1800, pas një ekzistence prej 200 vjetësh, sot ajo është e hapur dhe shpesh quhet kafeneja më e vjetër në Paris.

Me kalimin e viteve ajo tërhoqi figura të tilla si Volteri, Rusoi (Rousseau) dhe më vonë, revolucionarë amerikanë si z. Benxhëmin Frenklin (Benjamin Franklin) dhe z. Tomas Xhefërsoun (Thomas Jefferson).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page