top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARASHQEVIA YLL ISHTE DHE YLL DO MBETET NDËRSA LLUMI LLUM ISHTE DHE LLUM DO MBETET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Askush më mirë se kjo super artiste e super yll i skenës së muzikës së lehtë nuk i njohu kulisat, smirat e xhelozitë e lidhura me Artin e Realizmit Socialist, por, jo vetëm, ajo njohu me rrënjë e me dhëmballë edhe Hollividin dhe staturën e tij dinake të dominuar nga klane me natyra nga më të ndryshmet e nga më të pabesueshmet dhe njëkohësisht njohu jetën që bëhet në Amerikë.

 

Ish-spiunët e ish-bandës kriminale të njohur si Sigurimi i Shtetit (tashmë të konvertuar në multi-milionerë falë veprimtarive dhe sinergjive super kriminale të kryera me klasën politike sunduese gjakpirëse) vazhdojnë ta përndjekin ende, kriminalisht, duke dashur të thonë, si ishte në kohën tonë e si u bë kur vajti në Amerikë.

 

Nuk u dhimbset Parashqevia, por, nëpërmjet fatit të Parashqevisë duan të njollosin Amerikën, dhe ta propagandojnë si një vend ku njeriu humbet veten e tij.

 

Bëjnë thirrje publike në rrjetet sociale virtuale me anë të të cilave gjoja duan ta gjejnë e ta ndihmojë!

 

Por, a mund të ndihmohet një njeri që nuk do ndihmë nga ata lloj njerëzish të cilëve ajo ua ka njohur surratet e vërteta?

 

Kurrësesi. Nuk ndodh. Nuk bëhet.

 

Ajo pranon më mirë të ndihmohet nga qytetarë amerikanë të thjeshtë, të cilët, kur falin diçka sado e vogël qoftë, e falin me zemër dhe pa prapavijë (të cilët, siç duket edhe në video ajo i falenderon me mish e me shpirt), sesa nga hienat e çakejt që fshihen pas bamirësisë së rreme të veshur me poshtërim dhe me degjenerim publik e politik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page