top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA: VERA + TOKA + AFTËSITË BUJQËSORE JANË DHURATA TË ZOTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 23, 2024
  • 1 min read

Vatikan, Itali | Vera, toka, aftësitë bujqësore, dhe veprimtaria sipërmarrëse janë dhurata nga Zoti, por të mos harrojmë se Krijuesi na i ka besuar neve, ndjeshmërisë dhe ndershmërisë sonë, që ne t'i bëjmë, siç thotë Shkrimi, një burim të vërtetë gëzimi për zemrën e njeriut, dhe të çdo njeriu, jo vetëm për ata që kanë më shumë mundësi. Faleminderit atëherë që zgjodhët të frymëzoni aktivitetin tuaj me ndjenja harmonie, ndihmë për më të dobëtit, dhe respekt për Krijimin, duke ndjekur shembullin e Françeskut të Asizit”, tha Papa Françesku, fjalë të cilat ia drejtoi Veronafiere-Vinitaly, anëtarëve të saj, dhe mbi 100 prodhuesve të verës dhe përfaqësuesve të shoqatave të sektorit, me rastin e audiencës private të mbajtur në Pallatin Apostolik të Vatikanit, për ditën “Ekonomia e Françeskut dhe Bota e Verës italiane”, promovuar nga panairi në bashkëpunim me Dioqezën e Veronës.

Në përshëndetjen e tij, Papa Françesku theksoi gjithashtu se: “Për numrin e kompanive të përfshira, cilësinë e prodhimit, dhe ndikimin në punësim, i juaji është padyshim një realitet domethënës, si në skenën italiane, ashtu edhe në atë ndërkombëtare të verës, prandaj, është mirë që të gjeni veten duke reflektuar së bashku mbi aspektet etike dhe përgjegjësitë morale, që përfshin e gjithë kjo, dhe që në këtë ju merrni frymëzim nga i Varfëri i Asizit (Poverello e Asizit).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page