PAPA LEO XIV-të: VDEKJA ËSHTË MPOSHTUR; NUK ËSHTË THJESHT OPTIMIZËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2, 2025
- 1 min read

Vatikan | “Besimi i krishterë ndryshon perceptimin e vdekjes dhe kujtimin e të dashurve.
Besimi i krishterë, i themeluar mbi Pashkën e Krishtit, na ndihmon ta përjetojmë kujtesën jo vetëm si kujtim të së kaluarës, por edhe, mbi të gjitha, si shpresë për të ardhmen.
Nuk është aq shumë një kthim prapa, por më tepër një vështrim përpara, drejt destinacionit të udhëtimit tonë, drejt portit të sigurt që Zoti na ka premtuar, drejt festës së pafundme që na pret”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në homelinë e tij në Meshën për të ndjerit në varrezat e Veranos.
“Kjo shpresë e ardhshme gjallëron kujtesën dhe lutjet tona në këtë ditë.
Nuk është një iluzion që shërben për të qetësuar dhimbjen e ndarjes nga të dashurit, as nuk është thjesht optimizëm njerëzor.
Është shpresa e themeluar mbi ringjalljen e Jezusit, i cili mundi vdekjen dhe gjithashtu hapi për ne kalimin drejt plotësisë së jetës”, tha Papa Leo XIV-të.
“Bamirësia mposht vdekjen. Ky premtim na mbështettë, na thaftë lotët”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments