PAPA LEO XIV-të: ZOTI I KUJTON EDHE ATA QË DUKET SE JANË FSHIRË NGA HISTORIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2, 2025
- 1 min read

Vatikan | “Zoti i kujton të gjithë, madje edhe ata që duken të harruar nga historia”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë në Engjëll (Angelus), në ditën në të cilën Kisha përkujton të vdekurit.
“Në kujtesën e gjallë të Jezusit, edhe ata që askush nuk i kujton, edhe ata që historia duket se i ka fshirë, shfaqen në dinjitetin e tyre të pafund”, tha Papa Leo XIV-të.
Të krishterët kanë shpresën se askush nuk do të humbasë.
“Vizita në varreza, ku heshtja ndërpret tërbimin e aktivitetit, qoftë për të gjithë ne - vazhdoi Papa Leo XIV-të - një ftesë për të kujtuar dhe për të pritur.
Ne nuk jemi të mbyllur në të kaluarën, në lotët e nostalgjisë.
As nuk jemi të vulosur në të tashmen, si në një varr.
Zëri i njohur i Jezusit le të na arrijë dhe të arrijë të gjithë, sepse është i vetmi që vjen nga e ardhmja.
Na thërret me emër, na përgatit një vend, na çliron nga ndjenja e pafuqisë me të cilën rrezikojmë të heqim dorë nga jeta”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments