PAPA LEO XIV-të U TAKUA ME KRYEMINISTRIN HUNGAREZ VIKTOR ORBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të priti në audiencë kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Më pas, Kryeministri Orban u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit.
“Gjatë takimit të përzemërt në Sekretariatin e Shtetit, u nënvizuan marrëdhëniet e forta dypalëshe, si dhe vlerësimi - raporton Selia e Shenjtë - për angazhimin e Kishës Katolike për të nxitur zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien e komunitetit hungarez, me vëmendje të veçantë ndaj rolit të familjes, arsimit dhe të ardhmes së të rinjve, si dhe rëndësisë së mbrojtjes së komuniteteve më të cenueshme të krishtera”.
Hapësirë e gjerë iu dha edhe çështjeve evropiane, me vëmendje të veçantë ndaj konfliktit në Ukrainë dhe situatës në Lindjen e Mesme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments