PAPA LEO XIV-të: KISHA ËSHTË MIKPRITËSE; NUK ËSHTË BASHKËSI PËRJASHTUESE DHE GJYKUESE QË GJENERON PËRÇARJE.


Vatikan | “Në Kishë, marrëdhëniet nuk i përgjigjen logjikës së pushtetit, por asaj të dashurisë.
Prandaj, jo personalizmave që pengojnë marrëdhëniet autentike dhe pretendimit për të qenë më i mirë se të tjerët, siç bën fariseu me mbledhësin e taksave, duke krijuar përçarje dhe duke e shndërruar komunitetin në një vend gjykues dhe përjashtues.
Jo përdorimit të pozicionit të dikujt për të ushtruar pushtet dhe për të zënë hapësirë.
Duhet t’i drejtohemi taksambledhësit, duke lënë mënjanë klerikalizmin dhe kotësinë”.
Kjo është ajo që tha Papa Leo XIV-të, duke na nxitur të ëndërrojmë dhe të ndërtojmë një Kishë të përulur, një Kishë që nuk qëndron triumfalisht drejt, por përulet për t’i larë këmbët njerëzimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments