NESËR SHËNOHET DITA E TË VARFËRVE | PESËDHJETË SUBJEKTE TRANSGJINORË PRITET TË DREKOJNË ME PAPA LEO XIV-të.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 15, 2025
- 1 min read

Vatikan | Nesër, në drekë me Papa Leo XIV-të, në Sallën Pali VI, me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve, do të jenë edhe rreth pesëdhjetë subjekte transgjinorë, të shoqëruar nga Ati Andrea Konokçia (Conocchia) dhe Motra Genevieve Jeanningros.
Papa Leo XIV-të konfirmon kështu këtë gjest mirëseardhjeje, siç e quan Don Konokçia (Conocchia), i cili, filloi me Papa Françeskun.
“Një falënderim i përzemërt Papa Leo Xiv-të për këtë mundësi për t'u takuar dhe për të ndarë një vakt.
Më duket një shenjë e shkëlqyer vëmendjeje dhe afërsie me njerëzit, me të gjithë komunitetin LGBT”, nënvizoi At (Don) Andrea, famullitar i Torvaianicës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments