PAPA LEO XIV-të: RUSIA KA REFUZUAR THIRRJEN PËR PAQE PËR KRISHTLINDJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të ka thënë se është i trishtuar që Rusia me sa duket nuk është e gatshme t'i kushtojë vëmendje thirrjes së tij për një ditë paqeje në Ditën e Krishtlindjeve, ndërsa shtoi se nuk e ka humbur shpresën për një ditë globale paqeje.
“Edhe një herë u bëj këtë apel të gjithë njerëzve vullnetmirë që, të paktën në festën e lindjes së Shpëtimtarit, të respektohet një ditë paqeje”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të para gazetarëve në rezidencën papnore në Kastel (Castel Gandolfo), pranë Romës.
“Vërtet, ndër gjërat që më shkaktojnë trishtim të madh në këto ditë është fakti që Rusia me sa duket e ka refuzuar kërkesën për një ditë paqeje Krishtlindjesh.
Ndoshta do të na dëgjojnë dhe do të ketë 24 orë - një ditë të plotë paqeje në të gjithë botën”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments