FSHATI TAPIZË; FUSHË-KRUJË | KLEO MALJA PËRPLASI ME AUTOMJET KËMBËSORIN NAZIF ZENELI; MBETI I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Fshati Tapizë, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”.
Një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga z. Kleo Malja, me moshë 19 vjeç, përplasi këmbësorin Nazif Zeneli, me moshë 62 vjeç, i cili, mbeti i vdekur.
Në lidhje me rastin, Policia vendore po kryen veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments