PAPA LEO XIV-të PRITI NË TAKIM NË VATIKAN PRESIDENTIN E SHTETIT TË PALESTINËS MAHMUD (MAHMOUD) ABBAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Papa priti në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, z. Mahmud (Mahmoud) Abbas, President i Shtetit të Palestinës, me rastin e 10-vjetorit të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse midis Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës (26 qershor 2015).
“Gjatë diskutimit të përzemërt, u vu në dukje urgjenca për t’u ofruar ndihmë popullsisë civile në Gazë dhe për t’i dhënë fund konfliktit, duke ndjekur perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”, raportoi Selia e Shenjtë.
Presidenti palestinez Mahmud (Mahmoud) Abbas mbërriti në Vatikan për një audiencë me Papa Leo XIV-të.
Masat e sigurisë ishin të rrepta; shumë hyrje në Via della Conciliazione dhe përreth Vatikanit ishin mbyllur.
Megjithatë, pelegrinët vazhdojnë pelegrinazhin e tyre në Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit nëpërmjet rrugëve të dedikuara.
Nesër, Abu Mazen do të takohet me kryeministren e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments