top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: PLANI QË TË SHKOJ NË KIEV ËSHTË GATI POR ËSHTË I VËSHTIRË PËR T'U ZBATUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Vatikan | Do të ishte mirë të shkoja në Kiev. Tashmë ka një plan gati, por është e vështirë të zbatohet”.


Katër ditë pas takimit me Presidentin Volodimir Zelenski në Kastel (Castel) Gandolfo, Papa Leo XIV-të përsëriti atë që kishte ndërmend edhe paraardhësi i tij Papa Françesku.


Ai përsëriti se vështirësitë lidheshin me shqetësimet e sigurisë, por shtoi një detaj që nuk ishte aspak dytësor; Vatikani kishte finalizuar tashmë rregullimet për t'i lejuar atij të vizitonte vendin e shkatërruar nga gati katër vjet luftë.


Papa Leo XIV-të e zbuloi këtë gjatë një audience private.


Përpara tij ishin përfaqësues të botës së optikës dhe optometrisë me rastin e Shën Luçisë, shenjtores mbrojtëse të shikimit, ku ai iu përgjigj pa hezitim një pyetjeje specifike.


Në fakt, qëllimi i tij kishte qenë i qartë në takimin e fundit nga tre takimet e tij me Presidentin Zelenski, atë të martën e kaluar në Kastel (Castel) Gandolfo pas atij në maj - i pari, gjatë Meshës së inaugurimit, dhe i dyti, personalisht më 9 korrik.


Shpresoj, por nuk e di kur. Duhet të jemi realistë për këto gjëra”, u përgjigj ai gazetarëve në fund, duke ripërtërirë shpresën e tij se do të bëhen të gjitha përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page