PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: E FTOVA PAPA LEON XIV-të TË VIZITOJË UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “E ftova Papën të vizitojë Ukrainën. Ky do të jetë një sinjal i fortë mbështetjeje për popullin tonë”.
Presidenti Volodimir Zelenski e shkroi këtë në platformën sociale virtuale “Telegram” pas takimit me Papa Leo XIV-të.
“Ukraina vlerëson shumë të gjithë mbështetjen e Papa Leo XIV-të dhe Selisë së Shenjtë; ndihmën e vazhdueshme humanitare dhe gatishmërinë për të zgjeruar praninë e misioneve humanitare.
E informova Papën për punën diplomatike me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen.
Diskutuam përpjekjet e mëtejshme dhe ndërmjetësimin e Vatikanit për kthimin e fëmijëve tanë, të rrëmbyer nga Rusia.
Sot, gjatë audiencës me Shenjtërinë e Tij, e falënderova për lutjet e tij të vazhdueshme për Ukrainën dhe ukrainasit, si dhe për thirrjet e tij për një paqe të drejtë.
E falënderoj Shenjtërinë e Tij për të gjitha përpjekjet e tij për të mbështetur fëmijët ukrainas.
Jam mirënjohës për këtë bisedë dhe për gjithë vëmendjen që ai i ka kushtuar popullit tonë.
E ftova Papën të vizitojë Ukrainën. Ky do të jetë një sinjal i fortë mbështetjeje për popullin tonë”.
Kështu shkroi Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments