top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: DUHET VAZHDUAR DIALOGU DHE PËRPJEKJET PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Vatikan | Papa Leo XIV-të theksoi nevojën për të vazhduar dialogun në përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski të martën në rezidencën papnore në Kastel (Castel) Gandolfo jashtë Romës”.


Kështu tha Vatikani.


Gjatë bisedimeve të përzemërta, të cilat, u përqendruan në luftën në Ukrainë, Ati i Shenjtë përsëriti nevojën për vazhdimin e dialogut dhe shprehu dëshirën e tij urgjente që iniciativat aktuale diplomatike të sjellin një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, u tha në deklaratën e Selisë së Shenjtë.


Përveç kësaj, u diskutuan edhe çështjet e të burgosurve të luftës dhe nevoja për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page