PAPA LEO XIV-të DO TË PRESË NË TAKIM NË VATIKAN SHOQATËN PRO-LGBT “NE JEMI KISHA” DHE PRIFTËRESHA GRA - NË JUBILEUN NË FUND TË TETORIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 14
- 1 min read

Vatikan | Përfaqësuesit e “Ne Jemi Kisha” do të marrin pjesë në Jubileun e Ekipeve Sinodale në Vatikan në fund të tetorit.
Ky është një zhvillim krejtësisht i ri, duke pasur parasysh se lëvizja ndërkombëtare është në kundërshtim me Selinë e Shenjtë për çështje të shumta, nga çështja LGBT te shugurimi i grave, nga martesa priftërore te reforma ekonomike.
Lëvizja u ftua në Vatikan nga Kardinali Mario Greç (Grech), sekretar i përgjithshëm i Sinodit, nga 24 deri më 26 tetor.
“Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër Derën e Shenjtë dhe do të takojnë edhe Papën Leo XIV-të”, raporton edhe portali i lajmeve të Vatikanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários