PAPA LEO XIV-të: LE TË MOS PARALIZOHEMI NGA LUFTËRAT DHE PADREJTËSITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Bota është e shkatërruar nga luftërat dhe padrejtësitë, por le të mos e lejojmë veten të paralizohemi prej tyre, sepse gurët mund të rrokullisen edhe nga varret tona, si mosbesimi, frika, egoizmi, pakënaqësia dhe përsëri lufta, padrejtësia dhe izolimi midis popujve dhe kombeve”.
Ky është apeli i Papa Leo XIV-të në homelinë e tij në Vigjiljen e Pashkëve.
“Shumë burra e gra, gjatë shekujve, me ndihmën e Zotit, i kanë shpëtuar ato, ndoshta me shumë vështirësi, ndonjëherë me koston e jetës së tyre, por me fryte të mira nga të cilat përfitojmë edhe sot”, tha Papa Leo XIV-të - duke theksuar se ata patën guximin të flisnin me fjalë të Zotit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments