PAPA LEO XIV-të: KISHA ËSHTË NJË SHENJË SHPRESE NË KËTË KOHË LUFTE; KA VEND PËR TË GJITHË PAVARËSISHT KOMBËSISË APO GJUHËS (POR EDHE KULTURËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Në Kishë ka dhe duhet të ketë vend për të gjithë”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në audiencën e përgjithshme, duke vazhduar katekezën e tij mbi dokumentet e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit.
“Ky popull e demonstron katolicitetin e tij, domethënë universalitetin e tij, duke mirëpritur pasuritë dhe burimet e kulturave të ndryshme dhe, në të njëjtën kohë, duke u ofruar atyre risinë e Ungjillit.
Kështu, Kisha është një, por i përfshin të gjithë dhe nuk mund të mbyllet kurrë në vetvete, por është e hapur për të gjithë dhe është për të gjithë.
Është një shenjë e madhe shprese - veçanërisht në kohën tonë, të përshkuar nga kaq shumë konflikte dhe luftëra - të dimë se Kisha është një popull në të cilin gratë dhe burrat e kombësive, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme bashkëjetojnë në sajë të besimit; është një shenjë e vendosur në vetë zemrën e njerëzimit, një kujtesë dhe profeci e atij uniteti dhe paqeje në të cilën Hyji Atë i thërret të gjithë fëmijët e tij”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments