PAPA LEO XIV-të: JAM I TRONDITUR NGA LAJMET NGA LINDJA E MESME; DUHET TË HESHTEN ARMËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Vatikan | “Lajmet nga Irani dhe nga e gjithë Lindja e Mesme vazhdojnë të krijojnë një zhgënjim të thellë.
Përveç episodeve të dhunës dhe shkatërrimit dhe klimës së përhapur të urrejtjes dhe frikës, ekziston frika se konflikti do të përhapet dhe se vendet e tjera në rajon, përfshirë Libanin e dashur, mund të zhyten përsëri në paqëndrueshmëri”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus).
“Le të pushojë gjëmimi i bombave, le të heshtin armët dhe le të hapet një hapësirë për dialog, në të cilën të dëgjohen zërat e Popullit”, tha Papa Leo XIV-të.
Papa Leo XIV-të u lut për ata që vuajnë për shkak të luftës dhe që zemrat të ecin nëpër shtigjet e pajtimit dhe të shpresës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments