PAPA LEO XIV-të: KËRKOJMË PAQE PËR TË GJITHË BOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Le ta vazhdojmë udhëtimin tonë të Kreshmëve me një frymë pendese dhe kthimi, duke iu lutur mëshirës dhe paqes së Zotit për veten tonë dhe për të gjithë botën”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë audiencës së përgjithshme, në përshëndetjet e tij për pelegrinët gjermanishtfolës.
“Kisha ka si dimension njerëzor ashtu edhe hyjnor”, tha Papa Leo XIV-të në audiencën e përgjithshme, duke vazhduar katekezën e tij mbi dokumentet e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit.
Lidhur me dimensionin njerëzor, Kisha është e përbërë nga njerëz të vërtetë, të cilët, herë pas here manifestojnë bukurinë e Ungjillit dhe herë të tjera luftojnë dhe bëjnë gabime si të gjithë të tjerët.
“Megjithatë, pikërisht nëpërmjet anëtarëve të saj dhe aspekteve të saj të kufizuara tokësore, manifestohet prania e Krishtit dhe veprimi i tij shpëtues”, tha Leo XIV-të.
“Prandaj, nuk ka Kishë ideale dhe të pastër, të ndarë nga toka, por vetëm Kisha e vetme e Krishtit, e mishëruar në histori.
Shenjtëria e Kishës konsiston në këtë: në faktin se Krishti banon brenda saj dhe vazhdon të japë veten përmes vogëlsisë dhe brishtësisë së anëtarëve të saj”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments