top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të FOLI NË TELEFON ME ASTRONAUTIN BUZZ ALDRIN QË ZBARKOI NË HËNË 56 VJET MË PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 1 min read
ree

Vatikan | 56 vjet pas uljes në hënë të Apollo 11, Papa Leo XIV-të foli sonte me astronautin Buzz Aldrin.


Me të ndau kujtimin e një ndërmarrjeje historike, një dëshmi të zgjuarsisë njerëzore dhe me fjalët e Psalmit 8, së bashku medituan mbi misterin e Krijimit, madhështinë dhe brishtësinë e tij.


Para përfundimit të telefonatës, Papa bekoi astronautin, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij”, raportoi zyra e shtypit e Vatikanit.


Astronauti Aldrin, me moshë 95 vjeç, ishte njeriu i dytë që shkeli në tokën hënore në aktin historik të uljes në hënë të anijes kozmike Apollo 11, pas komandantit Neil Armstrong.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page