PAPA LEO XIV-të DOLI NË SHESHIN E SHËN PJETRIT PËR TË PËRSHËNDETUR 120 MIJË TË RINJ E TË REJA | U KËRKOI TË BËRTASIN FORT PËR PAQE; U FOLI PËR LAJMET E RREME; PËR SEKSIN PARAMARTESOR; PËR DROGËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 3 min read

Vatikan | Njëqind e njëzet mijë të rinj mbushën Shën Pjetrin dhe të gjithë zonën e Vatikanit për Meshën mikpritëse që hapi Jubileun e tyre.
Papa Leo XIV-të u shfaq papritur për t'i përshëndetur, duke bërë një tur të gjatë me automjetin papnor (Popemobile) dhe duke mbërritur në Via della Conciliazione.
Mijëra njerëz nuk mundën të hynin në Sheshin e Shën Pjetrit; një prani kaq e madhe nuk ishte pritur që në fillim.
“Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës; bota ka nevojë për mesazhin e shpresës dhe ju jeni kjo shenjë shprese në botë”, tha Papa në fund të kremtimit, të kryesuar nga Imzot Rino Fishinela (Fisichella).
“Ju mund t'i jepni dritë qytetit të Romës, Italisë dhe të gjithë botës”, tha Papa Prevosti, duke i entuziazmuar të rinjtë në Shën Pjetër, duke alternuar përshëndetjet e tij në italisht, anglisht dhe spanjisht.
“Britma jonë duhet të jetë për paqe në botë; ne duam paqe në botë; ne lutemi për paqe dhe jemi dëshmitarë të paqes dhe pajtimit”, tha ai.
Së fundmi, përshëndetja e tij ishte:
1- “Shihemi! Do të takohemi në Tor Vergata. Javë të mbarë”!
Në altar, gjatë ofrimit, dy të rinj palestinezë shfaqin keffiye-n e tyre, një simbol kulturor dhe politik i Palestinës, flamujt e të cilës valëviten edhe në Via della Conciliazione.
Një duartrokitje e zgjatur shpërtheu nga të rinjtë në të gjithë botën kur dy të rinjtë palestinezë u shfaqën në ekrane gjigante.
Bumi i pjesëmarrjes në festimin e parë konfirmon se vlerësimi fillestar prej një milion të rinjsh mund të arrihet deri në fund të javës.
Komisioneri i policisë së Romës, Roberto Masuçi (Massucci), tha se:
1- “Gjithçka po shkon mirë. Vlerësimet e Vatikanit janë konfirmuar dhe kemi një ndjenjë se do të ketë një pjesëmarrje të madhe”.
Mëngjesi filloi me një takim midis Papa Leo XIV-të dhe influencuesve dhe një grupi katekumenësh francezë; të rinj gati për të kërkuar pagëzimin.
Papa Leo XIV-të foli për ndjekësit dhe lajmet e rreme, seksin dhe drogën.
Por mbi të gjitha, ai foli për nevojën për të ndërtuar rrjete dhe ura sepse bota është kaq e dëshpëruar për paqe dhe marrëdhënie të vërteta.
Papa Leo XIV-të kështu filloi të njihej me mijëra të rinj që kanë pushtuar në mënyrë paqësore Romën për Jubileun e tyre.
Ata vijnë nga e gjithë bota, duke kënduar dhe duke u lutur, duke qeshur dhe duke valëvitur flamujt e tyre, pa u vënë re nga ndonjë shqetësim dhe nga vapa e Romës.
Rinia e Papës duroi orë të tëra udhëtimi, duke mbërritur edhe nga vendet më të trazuara, si Ukraina dhe Palestina.
Dhe është pikërisht paqja, e thirrur nga Papa nga Sheshi i Shën Pjetrit në fund të ditës, një nga shenjat dalluese të këtij Jubileu të Rinisë, i cili, bie në një kohë të ndërlikuar për botën.
“Sa shumë kemi nevojë për paqe në këtë kohë tonën, të shqyer nga armiqësitë dhe luftërat, ky është misioni i Kishës; t'i shpallë paqe botës dhe është misioni që Kisha ju beson edhe juve”, u tha Papa Leo XIV-të ndikuesve, grupit të parë të të rinjve nën 30 vjeç, që po pushtojnë paqësisht Romën këto ditë.
Papa Leo XIV-të preku edhe çështjet që ndikojnë më shumë në jetën e brezave të rinj, nga mediat sociale te drogat, nga seksi te indiferenca që shpesh i izolon dhe i lë të rinjtë të ndihen shumë të vetmuar.
Më pas Papa Prevosti i nxiti ata të heqin dorë nga një kulturë vdekjeje kaq e përhapur në shoqërinë tonë.
“Kjo kulturë vdekjeje manifestohet sot në indiferencë, në përbuzje për të tjerët, në drogë, në ndjekjen e një jete të lehtë, në një seksualitet që bëhet argëtim dhe objektivizim i personit njerëzor, në padrejtësi”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments