PAPA LEO XIV-të: ASKUSH NUK MUND TA PËRDORË ZOTIN PËR TË JUSTIFIKUAR LUFTËN; ZOTI NUK I DËGJON LUTJET E ATYRE QË LUTEN ME DUAR QË PIKOJNË GJAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read

Vatikan | “Jezusi nuk u armatos, nuk u mbrojt, nuk bëri asnjë luftë.
Ai zbuloi fytyrën e butë të Zotit, i cili, gjithmonë e refuzon dhunën, dhe në vend që të shpëtonte veten, lejoi veten të gozhdohej në kryq, për të përqafuar të gjitha kryqet e mbjella në çdo kohë dhe vend në historinë e njerëzimit”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të duke përkujtuar Mundimet e Jezusit në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Ky është Perëndia ynë; një Perëndi që e hedh poshtë luftën, të cilën, askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën, që nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë dhe i hedh poshtë ato, duke thënë se edhe nëse do t’i shumëfishonit lutjet tuaja, unë nuk do t’ju dëgjoja; duart tuaja po pikojnë gjak”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments