top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAOLO ANXHELINI (ANGELINI) U EMËRUA DREJTOR I PËRGJITHSHËM I BANKËS SË ITALISË - PAS DORËHEQJES SË LUIXHI FEDERIKO SINJORINIT (LUIGI FEDERICO SIGNORINI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Romë, Itali | Z. Luixhi Federiko Sinjorini (Luigi Federico Signorini), Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Italisë, do të largohet nga posti i tij para kohe për arsye personale më 31 mars 2026.


Kështu njoftoi Banka e Italisë.


Bordi i Drejtorëve, duke vepruar mbi propozimin e Guvernatorit, ka vendosur të emërojë z. Paolo Anxhelini (Angelini) si Drejtorin e ri të Përgjithshëm.


Në të njëjtën mbledhje (në një seancë të jashtëzakonshme) duke vepruar mbi propozimin e Guvernatorit, Bordi i Drejtorëve vendosi të emërojë z. Xhan Luka Trekuatrini (Gian Luca Trequattrini), aktualisht Drejtor i Përgjithshëm dhe Sekretar i Bordit të Drejtorëve, si Zv/Drejtor të Përgjithshëm.


Z. Paolo Anxhelini (Angelini), si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Italisë, merr gjithashtu rolin e Presidentit të IVASS; duke zëvendësuar z. Sinjorini (Signorini).


Emërimet u bënë në përputhje me Nenin 18 të Statutit të Bankës së Italisë.


Ato do të hyjnë në fuqi pas miratimit me Dekret Presidencial, të lëshuar nga Kryeministri në konsultim me Ministrin e Ekonomisë dhe të Financave (pas konsultimit me Këshillin e Ministrave).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page