top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAMJE QË PARAQESIN ARJANIT RIZAJN NË ÇASTET E FUNDIT TË JETËS | MJEKËT NUK HAPËN DERËN E SPITALIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 11, 2023
  • 1 min read

Guajakil, Ekuador | Agjentura shqiptare e krimit ordiner që vepron në Ekuador, mori goditjen e dytë (pas arrestimit në Turqi të z. Dritan Rexhepi). Konkretisht, në Ekuador, u qëllua me 8 të shtëna, z. Arjanit Rizaj, me moshë 53 vjeç. Ai u dërgua në spital, por, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të shkaktura nga arma e zjarrit. Ai u qëllua brenda në automjetin e tij me targë GSM-2390, teksa ishte duke pritur bashkëshorten, në rrugë. Z. Rizaj ishte bashkë me bashkëshorten, dhe të afërm të saj, kur u ndërmor sulmi me armë zjarri, nga dy persona që mbërritën në vendngjarje, me një motoçikletë. Të sipërcituarit bashkarisht e kanë nxjerrë nga automjeti, dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por, mjekët nuk i kanë hapur dyert e spitalit. Më pas z. Rizaj është dërguar në një klinikë private, ku ka ndërruar jetë, pak minuta pas shtrimit. Në video qartë duken pamjet ku shihet z. Rizaj i shtrirë përdhe dhe i plagosur, ndërsa bashkëshortja dhe të afërm i qëndrojnë në kokë, ndërsa disa të tjerë, përpiqen të hapin derën e spitalit duke e qëlluar me duar e me këmbë, për ta futur brenda për trajtim mjekësor. Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, por, dera nuk hapet, deri në çastin kur aty erdhi një punonjës sigurie (polic). Në parkingun e spitalit Luis Vernaza policia shkencore gjeti tetë gëzhoja 9 mm, dhe një plumb të deformuar. Lajm në përditësim, ... Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page