PALLATI ELIZE: UKRAINA DO TË BLEJË NGA FRANCA RRETH 100 AVIONË LUFTARAKË “RAFALE” + SISTEME MBROJTËSE KUNDËRAJRORE SAMP-T + DRONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Presidenti francez Emanuel Makron dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski kanë nënshkruar një letër qëllimi për blerjen e ardhshme nga Shteti i Ukrainës të deri në 100 avionëve luftarakë ‘Rafale’, sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe dronëve”.
Pallati Elize njoftoi këtë lajm.
“Kjo marrëveshje, e cila shtrihet për një horizont kohor prej afërsisht dhjetë vjetësh, përfshin kontrata të mundshme në të ardhmen për blerjen nga Ukraina të pajisjeve të reja mbrojtëse franceze; afërsisht 100 Rafale, me armët e tyre shoqëruese, si dhe armë të tjera, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T të gjeneratës së ardhshme që është aktualisht në zhvillim e sipër, sistemet e radarëve dhe dronët”, tha Pallati Elize.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments