PALLATI ELIZE NJOFTON SE PRESIDENTI MAKRON DO TË VIZITOJË SHQIPËRINË NË DATAT 16 DHE 17 TETOR 2023.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 6, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) do të bëjë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Republikën e Shqipërisë, në datat 16 dhe 17 tetor, pas samitit të planifikuar për Ballkanin Perëndimor, bën të ditur Pallati Elize (Elysée). Samiti i ashtuquajtur “Procesi i Berlinit”, i nisur në vitin 2014, me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin, midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër çështjet në tryezë në Tiranë, është edhe rishfaqja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, skena e përleshjeve të dhunshme më 24 shtator 2023, mes policisë dhe një komandoje paraushtarake të përbërë nga serbë. Presidenti Makron (Macron) dje në margjinat e samitit evropian në Granada të Spanjës, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe atë të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç (Aleksandar Vuçiq). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments